Burim Sadiki ka qenë pjesë e programit prestigjioz “UEFA Share Performance”, i mbajtur këto ditë në Firence të Italisë, ku janë mbledhur profesionistë të analizës së performancës nga vende të ndryshme të Evropës.
Tetovasot raporton se aktiviteti ka shërbyer si platformë për shkëmbimin e njohurive, ideve dhe përvojave mes video-analistëve, duke ofruar mundësi për zhvillim profesional dhe njohje me metodat më të avancuara të analizës në futboll.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Burim Sadiki e cilësoi pjesëmarrjen si një përvojë të veçantë.
“Ishte kënaqësi e madhe të isha pjesë e UEFA Share Performance. Një eksperiencë e jashtëzakonshme, shkëmbimi i njohurive, ideve dhe përvojave me video-analistë nga e gjithë Evropa. Një mundësi e mahnitshme për të mësuar, lidhur dhe rritur profesionalisht!”, ka shkruar Sadiki.
Tetovasot mëson se pjesëmarrja në programe të tilla të organizuara nga UEFA u mundëson profesionistëve të futbollit të njihen me trendet më të reja në analizën e performancës dhe të krijojnë rrjete bashkëpunimi me ekspertë nga federata dhe klube të ndryshme evropiane.
Ky është një tjetër vlerësim për profesionalizmin e Burim Sadikit, i cili vazhdon të përfaqësohet në aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e analizës së performancës në futboll.