Në mbledhjen e 85-të të Komisionit për Financim dhe Buxhet, më 11 nëntor (e mërkurë)
2026, në orën 11:00, në Sallën “Boris Trajkovski”, do të mbahet debat mbikëqyrës me
temë: “Arsyet e vendosjes së administrimit në ALTA Banka SHA Manastir, roli dhe veprimet
e Bankës Popullore dhe përgjegjësia institucionale”.
Komisioni për Financim dhe Buxhet fton përfaqësues të autorizuar të Qeverisë dhe të
organeve të administratës shtetërore, si dhe persona të tjerë që do të japin informacione
lidhur me çështjen që është objekt i debatit mbikëqyrës.