Ministria e Drejtësisë dorëzon në Komisionin Evropian propozimin për Kodin e ri Penal dhe Ligjin e Procedurës Penale
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar për dorëzimin e propozimit mbi Kodin e ri Penal dhe Ligjin e Procedurës Penale në Komisionin Evropian. Sipas njoftimi, përgatitja e tyre ka zgjatur pothuajse 7 vjet që kur në vitin 2019 u formua grupi i punës bashkë me ekspertët e të drejtë penale. Dikasteri i Drejtësisë ka njoftuar se në draftet e dorëzuara në KE janë përfshirë të gjitha rekomandimet e komisionit, duke përcaktuar qartë ndjekjen penale, përgjegjësitë e palëve, procedurat hetimore dhe paraqitjen e provave. Së fundi Komisioni Evropian theksoi disa vërejtje në Kodin Penal, posaçërisht në pjesën e vjetërsimit të lëndëve dhe ndjekjen e veprave që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës zyrtare. Në raport është theksuar se ndryshimet e sjella në vitin 2026 nuk dallojnë shumë nga ndryshimet e miratuara në shtator të vitit 2023 kur shpërdorimi i detyrës zyrtare u invalidua dhe u interpretua si amnisti ndaj të akuzuarve për këtë vepër. Për herë të parë në Kodin e ri Penal në pjesën e konfiskimit të pasurisë do të përfshihet edhe konfiskimi i kripto valutave derisa konstatohet se subjekti i aktakuzës posedon pasuri të tillë.