Dy cisterna të tjera nafte janë përfshirë nga flakët në Ngushticën e Hormuzit, pasi dyshohet se kanë goditur mina detare gjatë përpjekjes për të kaluar nëpër këtë korridor strategjik.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, anijet po lundronin në rrugë të paautorizuara dhe kishin çaktivizuar sistemet e gjurmimit. Deri më tani nuk janë bërë të ditura emrat apo kombësitë e cisternave.

Ndërkohë, shpërthime janë raportuar edhe në disa zona të Iranit jugor, përfshirë ishullin Qeshm, Sirik, Jask dhe Bandar Abbas. Ende nuk ka detaje të plota mbi dëmet e shkaktuara.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një pikë kyçe për transportin global të naftës dhe gazit, ndërsa përplasjet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara kanë rritur ndjeshëm tensionet në rajon.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit për t’i dhënë fund konfliktit vijojnë të jenë të bllokuara.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume