36-vjeçari Lj.S. nga Shkupi u privua dje në mëngjes nga liria në Stacionin Policor të Kisela Vodës, pas denoncimit për dyshime për shantazh dhe kërcënime.
Dje në orën 09:50, oficerët e policisë të SPB-së së Shkupit e privuan nga liria Lj.S. (36) nga Shkupi në Stacionin Policor të Kisela Vodës, pas një denoncimi të mëparshëm nga një grua 29-vjeçare. Ajo kishte denoncuar se ai e kërcënonte se do t’i dërgonte fotot e saj me përmbajtje eksplicite anëtarëve të familjes së saj, nëse ajo nuk i jepte para dhe nuk kishte marrëdhënie seksuale me të.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ndiqet denoncimi përkatës.