Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Adnon Jasharin, të akuzuarin për rastin e vrasjes së Diana Kastratit.

Përmes një kërkese për bashkëpunim me qytetarët, Policia ka bërë të ditur se kërkimi po bëhet bazuar në urdhëresën e Gjykatës, lidhur me seancën e caktuar për 10 nëntor 2026.

Jashari kërkohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione për vendndodhjen e tij, t’i ndihmojnë në lokalizimin e tij.

Informacionet mund të dërgohen në adresën elektronike [email protected] ose duke u paraqitur në stacionin më të afërt policor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume