Një fëmijë 6-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda pas një aksidenti në komunikacion në Shkup.
Sipas informacioneve të siguruara nga Tetovasot nga SPB Shkup, aksidenti ka ndodhur më 3 nëntor rreth orës 16:30 në rrugën “362”.
Një automjet transportues “Mercedes”, i drejtuar nga M.S. (48) nga Shkupi, ka goditur fëmijën.
Fëmija është dërguar në Qendrën e Urgjencës pranë Klinikave “Nënë Tereza”, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore.
Policia ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes dhe po punon në zbardhjen e rrethanave.