Një këmbësor 57-vjeçar ka mbetur i lënduar rëndë pasi është goditur nga një automjet në Shkup, raportojnë për Tetovasot autoritetet policore.
Ngjarja ka ndodhur më 3 nëntor rreth orës 11:00 në një rrugë shërbyese që lidh parkingun me rrugën “Shën Kirili dhe Metodi”.
Sipas njoftimit policor, drejtuesi i automjetit “Volkswagen Caddy”, Z.B. (48) nga Shkupi, ka goditur këmbësorin A.O.
I dëmtuari është dërguar në Institucionin Shëndetësor “Shën Naum Ohridski”, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore.
Tetovasot do të ndjekë zhvillimet lidhur me këtë aksident.