Ish-ministri i Drejtësisë dhe kryetari i Bordit Qendror të ZNAM-it, Igor Filkov, këmbëngul se provimi i jurisprudencës mund të jepet vetëm në gjuhën maqedonase, pasi, sipas tij, Kushtetuta dhe ligjet aktuale nuk lejojnë përdorimin e gjuhëve të tjera.

Duke komentuar debatin për mundësinë e një zgjidhjeje hibride, Filkov tha se për këtë propozim është informuar përmes mediave dhe se fillimisht duhet të paraqitet një zgjidhje konkrete, e cila do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

Ai shprehu shqetësim edhe për kundërshtimin e modelit të propozuar nga disa prej kandidatëve që synojnë të punojnë si gjykatës, prokurorë apo avokatë, ku përdorimi i gjuhës maqedonase është i pranishëm.

Filkov theksoi se ZNAM nuk ndryshon qëndrim dhe se për çdo ndryshim mund të diskutohet vetëm pasi të prezantohet një zgjidhje konkrete ligjore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume