Më 13.11.2026, në ora 22:00, në Kamjan të Tetovës, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor Kamjan kanë arrestuar personin Sh.S. (30) nga Tetova. Gjatë kontrollit në automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte, tek ai është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. Ai është ndalur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.