Përshefca në zi, qytetarë të shumtë i japin lamtumirën e fundit Agron Memedit.

Sot, të gjitha rrugët çonin drejt Përshefcës së Tetovës, ku u zhvillua ceremonia mortore e ish-futbollistit Agron Memedi, i cili u nda nga jeta duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim te familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë ata që e njohën.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë qytetarë nga të gjitha anët e vendit, përfaqësues të klubit futbollistik Shkëndija, pjesëtarë të Tifo Grupit “Ballistët”, si dhe bashkëluftëtarë të të ndjerit, të cilët u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Përshhefca sot ishte e mbuluar nga zija. Në një atmosferë të rëndë emocionale, të pranishmit shprehën respektin dhe nderimin për Agron Memedin, ndërsa kurora me lule u vendosën mbi varrin e tij në shenjë kujtimi dhe respekti.
Agron Memedi u përcoll për në banesën e fundit mes dhimbjes, lotëve dhe nderimeve të shumta, duke lënë pas kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e atyre që e njohën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume