Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Kamenicë, i cili ishte në kërkim policor nën dyshimin për mashtrim me viza pune për Gjermani.

Sipas policisë, ai dyshohet se në tetor të vitit 2023 ua kishte marrë tre personave nga 1 mijë e 200 euro, duke u premtuar se do t’u siguronte termine për viza pune në Gjermani, transmeton Klankosova.tv.

I dyshuari është arrestuar të martën dhe pas intervistimit nga organet e rendit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Mashtrim”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume