Komuna e Çairit, në bashkëpunim me NP “Parqet dhe Gjelbërimi”, po intensifikon aktivitetet për zgjerimin e gjelbërimit urban dhe përmirësimin e hapësirave publike, me qëllim krijimin e një mjedisi më të pastër, më të gjelbër dhe më të mirëmbajtur për qytetarët.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, sot u realizua mbjellja e drunjve të rinj përpara objektit të Komunës së Çairit, ndërsa përgjatë rrugës “Metodija Mitevski”, në Fushë Tophanë, u bë rregullimi dhe mbjellja e gjelbërimit në brezat rrugorë. Punimet u ndoqën nga afër nga kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit, Muhamed Murtezi, dhe drejtori i NP “Parqet dhe Gjelbërimi”, Muamer Seferi.

Këto ndërhyrje janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm institucional për mirëmbajtjen e gjelbërimit ekzistues, zgjerimin e sipërfaqeve të gjelbra dhe përmirësimin e pamjes urbane të Çairit.

Komuna e Çairit, në koordinim me ndërmarrjet publike kompetente, do të vazhdojë me aktivitete të ngjashme edhe në lokacione të tjera, duke e konsideruar gjelbërimin dhe kujdesin ndaj hapësirave publike pjesë të rëndësishme të zhvillimit urban dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume