Një punonjëse e Prokurorisë Themelore Publike në Gostivar ka denoncuar sjellje agresive dhe fyerje nga një qytetar.
Sipas denoncimit, personi me inicialet Z.B. ka shkuar dy herë gjatë ditës në Prokurori dhe gjatë dorëzimit të dokumenteve ka fyer punonjësen dhe institucionet shtetërore.
Tetovasot raporton se policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.