Sot, të martën, më 10 nëntor 2026, janë planifikuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa vendbanime të rajonit të Tetovës. Ndërprerja më e gjatë do të zgjasë pesë orë e 45 minuta, përcjell tetova1
Nga ora 08:45 deri në 14:30, pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët në Novo Sellë të Dervenit, Rogle, Cerovë, Merovë, Lukovicë, Sallarevë dhe Gurgurnicë.
Nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerja do të përfshijë edhe objektet në fund të Novo Sellës, si dhe objektet përgjatë rrugës që çon drejt xhamisë në fshatin Saraçinë.
Ndërkaq, nga ora 09:30 deri në 13:45, pa energji elektrike do të mbeten edhe objektet përgjatë rrugës që çon drejt fshatit Trebosh.