Një 17-vjeçare nga Kosova ka mbetur e plagosur rëndë pasi është goditur nga një monopatinë elektrike në bulevardin “Ilinden” në Tetovë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur më 9 nëntor rreth orës 11:45, ndërsa drejtuesi i monopatinës është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Tetovasot mëson se e mitura është dërguar në Qendrën Urgjente të Tetovës, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe Tetovasot raporton se po ndërmerren masa intensive për identifikimin dhe kapjen e personit që u largua pas aksidentit.