Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në shkollën fillore të fshatit Trebosh.
Tetovasot raporton se policia ka arrestuar B.H. (51), i cili dyshohet se gjatë pushimit të madh ka hyrë në ambientet e shkollës, ka sulmuar fizikisht dy nxënës të mitur dhe u ka drejtuar kërcënime verbale.
I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa Tetovasot mëson se ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal pas dokumentimit të rastit.