Një 74-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar në polici se është mashtruar për 400 euro.
Sipas denoncimit, në muajin shkurt të këtij viti një person i kishte premtuar se do t’i siguronte realizimin e të drejtës për kompensim monetar për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër, përmes Qendrës për Punë Sociale në Tetovë.
Tetovasot mëson se paratë janë marrë, por shërbimi nuk është realizuar dhe mjetet nuk i janë kthyer. Policia po heton rastin.