Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, ndërsa rrugët janë të lagura, njofton LAMM.

Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare në anën maqedonase nuk raportohen pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga 15 nëntori 2026 ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky detyrim do të jetë në fuqi deri më 15 mars 2027.

LAMM u bën apel drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të respektojnë sinjalistikën dhe të drejtojnë me kujdes të shtuar.

Vëmendje e veçantë rekomandohet në rrugët që kalojnë nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume