Në Ditën e Alfabetit Shqip, Lëvizja POPULLI, e udhëhequr nga Skender Rexhepi – Zejd, ka zgjeruar strukturat e saj organizative me themelimin e degës në Krushevë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Lëvizjes POPULLI, Skender Rexhepi – Zejd, i cili përmes një njoftimi ka theksuar se themelimi i degës në këtë ditë simbolike për shqiptarët përçon mesazhin e bashkimit dhe organizimit për ruajtjen e identitetit kombëtar.

Në krye të degës së sapothemeluar në Krushevë është zgjedhur Mukremini, të cilit Rexhepi i ka uruar suksese në detyrën e re, së bashku me anëtarët dhe aktivistët e kësaj strukture.

Sipas Rexhepit, ky hap paraqet një tjetër zgjerim të organizimit politik të Lëvizjes POPULLI dhe synon fuqizimin e përfaqësimit të shqiptarëve në çdo vendbanim.

“Bashkë me POPULLIN, për POPULLIN!”, ka përfunduar mesazhin e tij Skender Rexhepi – Zejd.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume