Dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë në një aksident trafiku në Shkup.

Sipas MPB-së, më 25 nëntor 2026, rreth orës 02:00, një automjet “Peugeot” i drejtuar nga A.B. (25) është përplasur në një gardh betoni në rrugën “Kozle”.

Lëndime të rënda kanë marrë shoferi dhe bashkudhëtarja e tij M.C. (24), të cilët janë dërguar për mjekim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume