Mbështetja për Trump bie në 32%/ Sondazhi në SHBA: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës me Iranin
Shumica dërrmuese e amerikanëve janë kundër vazhdimit të luftës me Iranin dhe kërkojnë që Kongresi i ri të ndërhyjë për t’i dhënë fund konfliktit. Sipas një sondazhi të fundit, 71% e të anketuarve mbështesin miratimin e një ligji për përfundimin e luftës, përfshirë 93% të demokratëve dhe 51% të republikanëve.
Ndërkohë, 62% shprehen pro heqjes së tarifave të vendosura nga administrata e Donald Trump për mallrat e importuara.
Kostoja e lartë e jetesës mbetet shqetësimi kryesor i qytetarëve amerikanë, me 9 në 10 të anketuar që kërkojnë që Kongresi ta ketë prioritet këtë çështje gjatë 100 ditëve të para të punës.
Sondazhi tregon gjithashtu një rënie të mbështetjes për presidentin Trump, vlerësuar në vetëm 32%. Megjithatë, edhe demokratët dhe republikanët përballen me perceptim negativ nga një pjesë e konsiderueshme e publikut, ndërsa 42% e amerikanëve e konsiderojnë të dëmshme për vendin nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit.