Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Gjakovë. Ngjarja është raportuar sot pasdite, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar nga Policia.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Gjakovës, që bëri të ditur se informacioni është pranuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës, pasi dy persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore për plagë të dyshuara nga arma e zjarrit.

Ndërkohë, personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Lidhur me këtë ngjarje, veprimet e mëtejshme policore po ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

“Rreth orës 16:40, Policia ka pranuar informatën nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri (3) gëzhoja dhe një (1) armë e gjatë automatike.

Personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprimet policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, shkruan policia.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume