Shkup – Fletobligacionet e qytetarëve nga emetimi i 4-të, qytetarët mund t’i regjistrojnë deri më 1 dhjetor në filialet dhe ekspoziturat e bankave afariste në vend.
Qytetarët mund të regjistrojnë së paku një fletobligacion të këtij lloji, në vlerë prej 10.000 denarësh. Norma e interesit për fletobligacionet e qytetarëve nga ky emetim është 4.6%, ndërsa afati i maturimit është dy vjet. Data e maturimit të fletobligacioneve është 11 dhjetor 2028. Interesi për vitin e parë maturon më 11 dhjetor të vitit 2027, ndërsa për vitin e dytë maturon më 11 dhjetor të vitit 2028.
Prospekti është publikuar në vlerë prej 100 milionë denarësh. Ankandi për emetimin e 4-të të fletobligacionit të qytetarëve do të realizohet më 3 dhjetor.
Ministria e Financave, deri më tani ka lëshuar tre emetime të fletobligacioneve të qytetarëve. Emetimi i parë u realizua më 13 korrik të vitit 2023, në vlerë prej 23.5 milionë eurosh. Emetimi i dytë u realizua më 7 nëntor të vitit 2023, në vlerë prej 17.6 milionë eurosh, ndërsa emetimi i tretë më 12 dhjetor të vitit 2025, në vlerë prej 33 milionë eurosh.
Fletobligacionet e qytetarëve nga emetimi i parë dhe i dytë, së bashku me interesin përkatës, janë shlyer plotësisht.