Është publikuar kalendari preliminar i ditëve jo pune për vitin 2027 në Maqedoninë e Veriut. Ai përfshin festat zyrtare që vlejnë për të gjithë qytetarët, si dhe ditët e pushimit për komunitetet e ndryshme etnike dhe fetare.

Sipas kalendarit, ditët jo pune për të gjithë qytetarët gjatë vitit 2027 janë:

1 janar (e premte) – Viti i Ri
7 janar (e enjte) – Krishtlindjet ortodokse
9 mars (e martë) – Fitër Bajrami, dita e parë
1 maj (e shtunë) – Dita e Punës
3 maj (e hënë) – Pashkët ortodokse, dita e dytë
24 maj (e hënë) – Shën Kirili dhe Metodi
2 gusht (e hënë) – Dita e Republikës – Ilindeni
8 shtator (e mërkurë) – Dita e Pavarësisë
11 tetor (e hënë) – Dita e Kryengritjes Popullore
23 tetor (e shtunë) – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase
8 dhjetor (e mërkurë) – Shën Klimenti i Ohrit
Ndërkohë, për pjesëtarët e komunitetit shqiptar, ditë jo pune do të jetë 22 nëntori (e hënë), Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Kalendari përfshin gjithashtu ditë pushimi për komunitetet e tjera etnike dhe fetare, përfshirë Bajramin e Kurbanit, Pashkët katolike, Ditën Ndërkombëtare të Romëve dhe Jom Kipur.

Sipas publikimit, kalendari është preliminar dhe është verifikuar më 5 tetor 2026.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume