Ministria e Drejtësisë është nikoqire e ekipit të ekspertëve të GRECO-s (Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit) pranë Këshillit të Evropës, i cili nga 2 deri më 6 nëntor 2026 qëndron në vendin tonë.

Vizita zhvillohet në kuadër të raundit të gjashtë të vlerësimit të GRECO-s, i cili i kushtohet parandalimit të korrupsionit dhe promovimit të integritetit në nivel lokal.

Në kuadër të procesit të vlerësimit, ekipi i ekspertëve do të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve kompetente dhe aktorë të tjerë relevantë, me qëllim vlerësimin e mekanizmave ekzistues kundër korrupsionit, identifikimin e sfidave dhe përcaktimin e mundësive për avancimin e tyre.

Ministria e Drejtësisë thekson rëndësinë e bashkëpunimit me GRECO-n dhe Këshillin e Evropës për forcimin e integritetit institucional, transparencës, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume