Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira dhe me periudha të herëpashershme me diell. Në disa lugina do të ketë kushte për mjegull. Pasdite dhe drejt fundit të ditës do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga disa gradë mbi zero deri në rreth 10 gradë, ndërsa temperaturat e ditës do të mbeten relativisht të larta për këtë periudhë të vitit.
Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht me vranësira me periudha të herëpashershme me diell, pasdite dhe drejt fundit të ditës do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.