Një vjedhje ka ndodhur në një barnatore në Tetovë, gjegjësisht në afërsi të Komunës së Tetovës, mëson Tema.mk. Sipas informacioneve, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e policisë dhe organet kompetente, të cilat po kryejnë procedurat hetimore, përfshirë fotografimin e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e gjurmëve të gishtërinjve që mund të jenë lënë nga autorët.

Qëllimi i këtyre veprimeve është identifikimi i personave të dyshuar dhe zbardhja e plotë e rastit. Nga organet kompetente pritet që në vijim të japin më shumë detaje lidhur me rrethanat e vjedhjes dhe dëmin e shkaktuar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume