Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira. Në orët e mëngjesit do të ketë reshje shiu, të cilat do të ndalen gjatë ditës dhe do të qetësohen.

Në mëngjes do të fryjë erë mesatare deri e fortë, e vende-vende në pjesët perëndimore herë pas here erë e fortë nga perëndimi (mbi 80 km/orë).

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri 9 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval nga 13 deri 20 gradë celcius.

Në Shkup, në orët e mëngjesit me kushte për reshje shiu, pastaj kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume