Pas 36 vitesh nga rënia e komunizmit, Hungaria ka hapur një pjesë të arkivave sekrete të ish-shërbimeve të sigurimit të shtetit, duke u dhënë qytetarëve mundësinë të zbulojnë se kush bashkëpunonte me policinë sekrete gjatë diktaturës komuniste.
Nga sot, në një bazë të dhënash publike dhe të kërkueshme në internet, janë vënë në dispozicion rreth 55 deri në 60 mijë emra personash që kanë qenë të regjistruar në rrjetin e sigurimit të shtetit gjatë periudhës 1945–1989.
Nisma u realizua nga qeveria e kryeministrit Peter Magyar, i cili kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore se do të mundësonte publikimin e dokumenteve të mbajtura të fshehta për dekada.
Sipas drejtorit të Arkivit Historik të Shërbimeve të Sigurimit të Shtetit, në periudhën e regjimeve të Rákosit dhe Kádárit, rreth 150 deri në 160 mijë persona kanë qenë pjesë e rrjetit të informatorëve të shërbimeve sekrete.