Kryetarja e Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Bërvenicë, Nedime Sallai, ka bërë të ditur se deri në orën 17:00 në zgjedhjet në këtë komunë kanë votuar gjithsej 7.902 qytetarë, apo 48,63 për qind e votuesve, raporton TS.
Sipas Sallait, procesi zgjedhor po përcillet me pjesëmarrje të konsiderueshme të qytetarëve, ndërsa të dhënat tregojnë se afro gjysma e votuesve të regjistruar kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.
Në Komunën e Bërvenicës janë të regjistruar gjithsej 16.256 votues, ndërsa gara zgjedhore zhvillohet mes kandidatëve të AKI-së dhe VMRO-DPMNE-së.