Belen Rodriguez nuk i ka lënë pa përgjigje komentet për pamjen e saj fizike. Fotot e fundit të publikuara në Instagram kanë marrë reagime të shumta, mes komplimenteve dhe kritikave nga ndjekësit që mendojnë se showgirl-i argjentinase është dobësuar së tepërmi.

Në fotot e saj, Belen shfaqet në momente të ndryshme të përditshmërisë, me veshje elegante dhe gjatë pushimeve pranë pishinës. Krahas komplimenteve për format trupore, një komentues i ka shkruar se ka humbur shumë peshë dhe se, po të mos kishte gjoksin, nuk do t’i kishte mbetur asgjë.

Përgjigjja e 42-vjeçares ka ardhur menjëherë. “Por unë kam qenë gjithmonë kështu e dobët. Televizioni më shton pesë kilogramë”, ka shkruar ajo, përpara se të shtonte me humor: “Po të pasmet e mia i keni parë?”.

Një tjetër ndjekës ka komentuar edhe modelin e flokëve të saj, duke i thënë se me flokët e kapur dukej më e moshuar. Edhe këtë herë, Belen nuk ka hezituar të përgjigjet.

“Së pari, po plakem dhe kjo është e mrekullueshme, sepse jemi gjallë. Pastaj, nuk kam grim, i kam flokët pis dhe i kam kapur topuz”, është shprehur ajo.

Belen duket se nuk e ka problem të përballet drejtpërdrejt me komentet në rrjetet sociale dhe, siç tregoi edhe këtë herë, preferon t’u përgjigjet kritikëve me humor dhe pa shumë filtra.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume