Oda e Mjekëve njofton se në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Odës, prof. dr. Nikolla Jankullovski është zgjedhur president i ri, ndërsa dr. Idriz Orana zëvendëspresident i kësaj organizate profesionale të të gjithë doktorëve të mjekësisë në vend.

Në mbledhje u zgjodhën edhe tre nënkryetarë: dr. Biljana Petkovska Ognjanova, nënkryetare për shëndetësinë primare, dr. Lençe Neloska, nënkryetare për shëndetësinë sekondare dhe dr. Risto Todorov, nënkryetar për shëndetësinë terciare.

“Është një nder i madh dhe një përgjegjësi edhe më e madhe të jesh në krye të Odës së Mjekëve. Fokusi im do të jetë i orientuar drejt mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave dhe statusit të të gjithë mjekëve në vendin tonë, avancimit të transparencës në punën e Odës dhe digjitalizimit të proceseve, përfshirjes aktive të Odës në miratimin e ndryshimeve ligjore në fushën e shëndetësisë dhe, përmes zgjidhjeve të reja funksionale, të kontribuojmë në krijimin e kushteve më të mira për punën e mjekëve dhe trajtimin e pacientëve”, deklaroi Jankullovski.

Ai është subspecialist i shquar i kirurgjisë abdominale, profesor i rregullt shumëvjeçar në Katedrën e Kirurgjisë pranë Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, ndërsa ka ushtruar edhe funksionet e drejtorit të Klinikës Universitare për Kirurgji Digjestive, në dy mandate dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Shkup dhe në dy mandate rektor i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume