Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi nga Manastiri, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin “Foto e Ditës”, me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip.

Rama qëndroi sot në Manastir, ku së bashku me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, dhe zëvendëskryeministrin e parë, Bekim Sali, mori pjesë në ceremoninë e nisjes së punimeve në Shtëpinë Muze të Alfabetit Shqip.

Fotografia e publikuar nga kryeministri shqiptar është realizuar brenda muzeut, një vend me rëndësi të veçantë për historinë e gjuhës shqipe.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume