Bashkimi Evropian në raportin e publikuar sot, është deklaruar edhe për protestat në Shqipëri.

Në raport theksohet se protestat kanë nisur qe nga maji, dhe se të njëjtat janë nxitur nga ‘’shqetësimet mjedisore’’, por që të cilat, më vonë u shndërruan në një lëvizje më të gjerë që kërkon ‘’transparencë, llogaridhënie, luftë kundër korrupsionit dhe qeverisje të mirë’’.

‘‘Që nga maji i vitit 2026, janë mbajtur protesta të përditshme. Protestat u nxitën nga shqetësimet mjedisore lidhur me punimet ndërtimore në peizazhin e mbrojtur të Pishë Poros – Nartës, por më pas u shndërruan në një lëvizje më të gjerë që kërkon transparencë, llogaridhënie, luftë kundër korrupsionit dhe qeverisje të mirë. Ky është mobilizimi më i madh qytetar në Shqipëri që nga tranzicioni demokratik i vendit, me dhjetëra mijëra pjesëmarrës që iu bashkuan protestës në kulmin e saj’’, thuhet në raport.

Po ashtu, theksohen edhe protestat e tetorit, që u udhëhoqën nga studentët, dhe se deri më tani ‘’nuk është zhvilluar dialog’’.

‘’Duke u mbështetur në këtë lëvizje qytetare, në tetor të vitit 2026 u organizuan edhe protesta të udhëhequra nga studentët, gjatë të cilave pati incidente të dhunshme mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit Shqiptar. Deri më tani nuk është zhvilluar asnjë dialog. Të gjitha palët duhet të bëjnë përpjekje të sinqerta për t’u angazhuar në një dialog konstruktiv’’, thuhet mes tjerash në raport’’, thuhet në raporti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume