Në kuadër të Forumit Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme, në Budva, zhvillova një takim bilateral me ministrin e Drejtësisë së Malit të Zi, Bojan Bozhoviq.

Në takim riafirmuam marrëdhëniet e mira dhe partneritetin ndërmjet dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit institucional në fushën e drejtësisë.

Diskutuam për avancimin e reformave në sistemet e drejtësisë, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe përshpejtimin e agjendës sonë evropiane.

Mali i Zi është një partner i rëndësishëm rajonal, ndërsa bashkëpunimi ndërmjet institucioneve tona është thelbësor për ndërtimin e sistemeve të drejtësisë më efikase, transparente dhe në përputhje me standardet evropiane.

Vazhdojmë me dialog, partneritet dhe përgjegjësi të përbashkët për një rajon më të qëndrueshëm dhe më pranë Bashkimit Evropian.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume