Shqipëria e ka dyfishuar epërsinë në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Bjellorusisë.

Kombëtarja shqiptare ka shënuar për 2-0, përmes mbrojtësit Elseid Hysaj.

Hysaj shënoi në minutën e 57-të ndaj Bjellorusisë, në paraqitjen e tij të 105-të me kombëtaren.

Shqipëria me këtë fitore – nëse e arrin – do ta siguronte kalimin automatikisht në Ligën B të Ligës së Kombeve, si e para, me 15 pikë pas gjashtë ndeshjeve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume