Një grua 35-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga dy fqinjët e saj në zonën e Bit-Pazarit.
Sipas informacioneve të policisë, incidenti ka ndodhur më 14 nëntor, rreth orës 22:10, në vendin e quajtur „Çikago“.
Gruaja ka raportuar se është sulmuar nga dy fqinjët e saj, njëra 35-vjeçare dhe tjetra 18-vjeçare.
Rasti është denoncuar në SPB-Shkup në orën 22:20, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të incidentit.