Një vajzë 15-vjeçare është sulmuar fizikisht në rrugën “Iliria” në Tetovë nga një 18-vjeçare dhe disa vajza të tjera të mitura. Rasti është raportuar në polici, ndërsa po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të tij.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë njoftojnë:

“Më 14.11.2026, në ora 23:50, në SPB Tetovë, Z.A. (53) nga Xhepçishti i Tetovës ka raportuar se rreth orës 20:30, në rrugën “Iliria” në Tetovë, vajza e saj 15-vjeçare është sulmuar fizikisht nga J.A. (18) dhe edhe disa vajza të mitura nga Tetova, për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake në rrjetet sociale. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume