Gjashtë persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë lënduar si pasojë e një sulmi terrorist në një dyqan në afërsti të sheshit në qytetin Krakov të Polonisë. Agresori sipas policisë ka hyrë me makinë në shesh dhe me pushkë ka shtënë në drejtim të qytetarëve.

Ka qenë i kamufluar me veshje ushtarake, ndërsa informacionet e para nga identifikimi thonë se bëhet fjalë për një shtetas polak. Policia ka arritur ta neutralizon dhe si pasojë e lëndimeve të marra është dërguar në spital.

Në veturën e tij janë gjetur edhe disa pushktë të tjera automatike, ndërsa deri tani nuk dyshohet se ka pasur bashkëpunëtor ose grup terrorist në mbështetje të tij.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume