Tre persona nga Gostivari janë arrestuar gjatë një kontrolli policor në fshatin Çegran.

Tetovasot raporton se policia ndaloi një automjet “Peugeot” me targa të Gostivarit, ku gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua një substancë pluhur e bardhë.

Të arrestuar janë S.I. (52), A.M. (36) dhe Sh.O. (39), ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse.