Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, forcat ruse kanë humbur 16.130 ushtarë gjatë periudhës 1–7 nëntor, shifra më e lartë javore që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022.
Sipas të dhënave të publikuara nga pala ukrainase, mesatarisht mbi 2.300 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur çdo ditë gjatë kësaj periudhe.
Ukraina vlerëson se humbjet e përgjithshme ruse që nga fillimi i luftës, deri më 8 nëntor 2026, kanë arritur në rreth 1.606.400 persona.
Megjithatë, këto shifra janë pretendime të Shtabit të Përgjithshëm ukrainas dhe nuk janë verifikuar në mënyrë të pavaRUR.