Për investime kapitale në buxhet janë paraparë 40,8 miliardë denarë, ose rreth 663 milionë euro. Sipas VMRO-DPMNE-së, këto mjete do të përdoren për realizimin e projekteve infrastrukturore dhe për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe punës së qytetarëve.

Një pjesë e madhe e buxhetit do të ndahet për ndërtimin dhe modernizimin e rrugëve. Përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore janë planifikuar edhe 18 miliardë denarë investime, prej të cilave mbi 12 miliardë do të përdoren për ndërtimin e autostradave Tetovë–Gostivar, Gostivar–Bukojçan dhe Prilep–Manastir.

Këto projekte janë pjesë e korridoreve strategjike 8 dhe 10d.

Gjithashtu, do të vazhdojnë punimet në autostradat Kërçovë–Ohër, Kërçovë–Bukojçan dhe Shkup–Bllacë.

Sipas VMRO-DPMNE-së, realizimi i këtyre projekteve do të përmirësojë lidhjen mes rajoneve, do të rrisë sigurinë në komunikacion dhe do të lehtësojë transportin e mallrave dhe shërbimeve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume