Zvicra ka vazhduar formën mbresëlënëse në Ligën e Kombeve, duke e mposhtur bindshëm Skocinë me rezultat 4-0 në ndeshjen e zhvilluar në “Kybunpark”.
“Helvetikët” e kishin siguruar paraprakisht vendin e parë në grup, por kjo nuk i pengoi që ta mbyllnin kampanjën me një tjetër fitore bindëse, duke regjistruar pesë fitore dhe një barazim në gjashtë ndeshje.
Epërsinë Zvicrës ia dhuroi Lewis Ferguson, i cili në minutën e 25-të shënoi autogol pas një harkimi të Zachary Athekame.
Në pjesën e dytë, vendasit e rritën edhe më shumë epërsinë.
Samuel Ballet shënoi për 2-0 në minutën e 47-të, ndërsa Alvyn Sanches vetëm tri minuta më vonë realizoi golin e tretë.
Rezultatin përfundimtar 4-0 e vulosi Zeki Amdouni, me një goditje që u devijua nga mbrojtja skoceze dhe përfundoi në rrjetë.
Në anën tjetër, Skocia e mbylli grupin në vendin e tretë, me tri humbje në gjashtë ndeshje.
Skocezët patën vështirësi të mëdha në këtë përballje, ndërsa gjetën vetëm një herë rrugën drejt golit në dy ndeshjet kundër Zvicrës dhe Sllovenisë