Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva është shkarkuar nga funksioni, konstatoi zëvendësi i saj, Selim Ademi.
Ademi në seancën e sotme bëri thirrje që të votohet për shkarkimin e saj, ku e kanë përkrahur shtatë anëtarë, pas së cilës deklaroi se Dameva është shkarkuar dhe në prani të saj ka marrë drejtimin e seancës.

“Kryetarja është e shkarkuar dhe më nuk mund të udhëheqë me seancën. Nesër në ora 11 caktojmë seancë të re. Për sot seanca është e mbyllur”, tha Selim Ademi.

Nga fillimi i seancës së sotme situata në sallë ka qenë e tensionuar. Nënkryetari Ademi e ka sulmuar Damevën sepse dy javë e ka fshehur letrën e ambasadorit të SHBA-së në vend dhe është arsyetuar se ka qenë me pushime.

Sipas kryetares Dameva, letra nuk është arsyeja e vërtetë e kërkesës për shkarkimin e saj, por se duan që ajo të shkarkohet para se të votohen pikat e ndjeshme në rend dite, siç është përgjegjësia e gjyqtarëve.

““Kryetari edhe pse është në sallë, zëvendësi në mënyrë arbitrare ia mori udhëheqjen dhe vendosi pikë në rend dite. Unë jam peng i juaj dhe i njerëzve që ju dhanë urdhër që seanca të ndërpritet.
Ju falënderoj shumë, më shpëtuat mua, ky vendim është i kundërligjshëm. Por dëshirat e dikujt duhet të plotësohen. Me votimin me shtatë vota, ku nuk është konstatuar as baza për shkarkim, as numri i votave me të cilat miratohet vendimi, më shkarkojnë. Kjo nuk e di si do të përfundojë, përveç që disa persona nga politika do të jenë të kënaqur me këtë. Këshilli Gjyqësor u kyç në anarki. Gjithçka doli nga kontrolli. Në prani time ma marrin të drejtën e fjalës. Zgjedhje bëhet me tetë vota, ndërkaq merret mandati me 7 vota”, tha Dameva.