Mbi 10 fshatra të Dervenit të komunës së Zhelinës gati tre muaj që nuk kanë as ambulantë e as mjekë. Fëmijët enden rrugëve për tu vaksinuar, në Tetovë ju thonë shkoni në Grupçin e nga Grupçini skanë ku shkojnë.
Këtë problem në rubrikën “Raporto edhe TI” në TS e ka denoncuar një bashkëfshtarë i Grupçinit i cili thotë se tre muaj nuk gjejnë zgjiedhje.
Nga komuna e Zhelinës thonë se ky problem është një problem i madh dhe kanë kërkuar zgjidhje nga të gjitha institucionet relevante si nga SHëndeti Publik dhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e SHëndetësisë për TS thonë se do të gjenë zgjidhje.

“Lidhur me ambulancën, SHSH Tetovë pas daljes në pension të mjekut, dy herë deri më tani ka bërë thirrje publike për angazhimin e një mjeku të ri, por deri më tani askush nuk është paraqitur për të njëjtën. Megjithatë, procesi për publikimin e një shpalljeje të re, është në proces. Ftojmë që të paraqiten të gjithë mjekët e interesuar . Në fshatin Grupçin ka dy institucione funksionale të kujdesit shëndetësor parësor” thonë nga Ministria e Shëndetësisë për TS.

https://www.tiktok.com/@tetovasot_official/video/7226434726804917509