Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, njoftojnë që janë duke e ndjekur situatën me çmimet dhe respektojnë vendimin e Qeverisë. Inspektorët janë në terren, tha drejtori i këtij dikasteri.
“Inspektorati shtetëror vazhdon të mbikqyrë sipas vendimeve të Qeverisë dhe aty ku deshmohen shkelje të këtyre vendimeve, kemi ligje me te cilat ne veprojmë dhe do të pasojnë sanksionet. Nëse tregëtarët nuk i respektojnë vendimet, jo vetëm që do të dënohen por do tju merren edhe të mirat matriale që i kanë nxjerr në treg. Ju informoj se kontrollet do të vazhdojnë dhe secili duhet ti respektojë ligjet” – tha drejtori i Inspektoratit Shtetërorë të Tregut, Goran Trajkovski.
Që nga fillimi i vendimit të Qeverisë, Inspektorati ka kryer 4500 kontrolle dhe janë lëshuar gjoba prej trembëdhjetë milionë denarë. Kontrolle të shtuara do të këtë edhe në periudhën e ardhëshme deri në mormalizimin e çmimeve të produkteve të sipërmendura dhe sasit e prokuruara.
Sipas autoriteteve nuk guxon të krijohet mungesë artificial e produkteve, e cila krijon rritjen e çmimeve.