Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka njoftuar sot se kompania Bechtel – Enka që do të ndërtojë Korridorin 8, punon me të njejta kushte edhe në Serbi, përcjell KlanM. Madje, siç shkruan Grubi, pikërisht sot është lëshuar në përdorim një pjesë e kësaj autostrade, ndërsa përmedn se edhe atje sikurse në Maqedoni është votuar ligj special për autotradën.

“Edhe tek ne u miratua ligji special nga Kuvendi, u negociua kontrata me po të njejtën kompani për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D dhe u nënshkrua, ndërsa tani më Qeveria ka paguar edhe 117 milion euro për paradhënie dhe mobilizim. Lajmet e rreme dhe bllokada e opozitës në Kuvend nuk e ndalon dot ndërtimin, vetëm e shtrenjton dhe e zgjat”, ka shkruar Grubi.

Grubi shton se nga deputetët do të varet nëse autostradat do të ndërtohen më shpejtë dhe më lirë ose më ngadalë dhe më shtrenjtë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com