Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska paralajmëroi se nesër do të mbahet seanca përgatitore për kontestin gjyqësor, të cilin e ka iniciuar kundër Dragan Kovaçkit.

“Nesër me fillim prej orës 10:40 në Gjykatën Themelore 1 do të mbahet seanca përgatitore për kontestin gjyqësor të cilin e iniciova kundër të pavërtetave të shprehura të Dragan Kovaçkit ndaj meje”, thekson Petrovska.

Ajo thotë se të gjitha gënjeshtrat që i ka thënë Kovaçki kundër saj do të demaskohen.

“Siç premtova do të kërkoj gjykimi të jetë transparent dhe publik, ndërsa të gjitha gënjeshtrat që i ka shpikur Kovaçki kundër meje gjatë periudhës së kaluar, do të demaskohen”, shkroi Petrovska në publikimin në Facebook.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume