22 vjeçari Valentin Nikolli është mbytur pasditen e sotme në lumin Mat në vendin e quajtur “Ura me harqe”. RENEA dhe polumbarët vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të të riut i cili ka qenë me dy persona të tjerë duke gjuajtur për peshk kur është futur në ujë. Por e ka marrë rrjedha dhe nuk ka mundur të dalë pasi nuk ka ditur mirë not.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Në dëshminë e tyre, shokët kanë thënë se 22-vjeçari ka rënë në ujë dhe e ka marrë rrjedha. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe skuadra e polumbarëve e Repartit Special RENEA, të cilët kanë filluar kërkimet për gjetjen e 22-vjeçarit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com